Pesë të arrestuar për hakim të agjencisë së Katarit

Azia

Pesë të arrestuar për hakim të agjencisë së Katarit

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 18:30
ilustrim

Turqia ka arrestuar pesë persona në lidhje me akuzat për hakim të agjencisë shtetërore të lajmeve të Katarit, kanë bërë të ditur sot autoritetet e Katarit.

Bëhet fjalë për akuzat mbi incidentin, i cili ka shkaktuar krizën politike në Gjirin Persik.

Tash për tash nuk dihet se cilit nacionalitet i takojnë personat e arrestuar.

Hakimi i ueb faqes së Agjencisë shtetërore të lajmeve të Katarit QNA ka ndodhur më 24 maj.

Doha ka ftuar FBI-në për të hetuar hakimin e QNA dhe akuzoi Emiratet e Bashkuara Arabe se qëndrojnë prapa sulmit kibernetik, gjë të cilën Dubai zyrtar e ka mohuar.

Kriza në Gjirin Persik po zgjat tash e dy muaj, pasi që vendet fqinje shkëputën marrëdhëniet diplomatike me Katarin, për shkak të akuzave se Doha zyrtare mbështet terrorizmin, gjë e cila është hedhur poshtë nga autoritetet e Katarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat