Anija luftarake shkatërron një anije tjetër

Azia

Anija luftarake shkatërron një anije tjetër

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 10:26
Anija

Ky është momenti kur një kantier luftarak kinez shkatërron një anije peshkimi, ndërsa një stuhi ka përfshirë vendin duke vrarë të paktën 10 njerëz. Pamjet u shfaqën katër ditë pasi stuhia “Hato” goditi Kinën jugore, duke lënë qytetin Macau tërësisht nën ujë.

Anija e madhe po udhëtonte përmes Detit të Kinës Jugore, kur papritur u përplas me në anije peshkimi jashtë kontrollit gjatë stuhisë së të mërkurën.

Ndërsa kapiteni i anijes luftarake e tërhoqi anijen e peshkimit, ajo përplaset sërish në një moment të dytë.

Askush nuk besohet të jetë lënduar në incident dhe anija përfundimisht u ul në Zhuhai.

Stuhi shkaktoi bllokadë totale në qytetin Macau të enjten, ndërsa më herët stuhia sulmoi edhe Hong Kongun. Hong Kongu dhe Makau ndodhen rreth 40 kilometra larg njëri-tjetrit përgjatë lumit Zhujiang.

“Hato” shkatërroi Macau, shpërndarësin më të madh të lojërave të fatit në botë, duke vrarë të paktën 10 vetë, duke plagosur 244 si dhe duke shkatërruar infrastrukturën. Qyteti mbeti pa energji elektrike dhe pa ujë për ditë të tëra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat