Guterres viziton Izraelin dhe Palestinën

Azia

Guterres viziton Izraelin dhe Palestinën

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 18:23
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres nisi sot vizitën e parë zyrtare në Izrael dhe në territoret Palestineze.

Kreu i OKB-së do të takohet sot në Jerusalem me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu dhe presidentin, Reuven Rivlin.

Ditën e nesërme Guterres ka planifikuar të vizitojë qytetin e Ramallahut në Bregun Perëndimor për të zhvilluar një takim me kryeministrin palestinez, Rami Hamdallah.

Gjithashtu, ish-kryeministri i Portugalisë pritet të vizitojë të mërkurën Rripin e Gazës nën kontrollin e organizatës palestineze Hamas, që është duke u përballur me një krizë humanitare në rritje.

Sipas gazetës së përditshme izraelite “Haaretz”, Guterres do t’i kërkojë Benjamin Netanyahu dhe liderëve palestinezë që të lejojnë më shumë palestinezë të marrin trajtime mjekësore në Izrael dhe të lejojnë më shumë mallra për të hyrë në Rripin e Gazës.

Gjatë një fjalimi në përkujtimoren e Holokaustit, sot në Jerusalem, Guterres tha se do të punonte më shumë për të luftuar antisemitizmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat