Rrezik për tensione të reja, një raketë e Koresë së Veriut kalon mbi Japoni

Azia

Rrezik për tensione të reja, një raketë e Koresë së Veriut kalon mbi Japoni

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 00:00
Kim Jong Un

Koreja e Veriut ka testuar një raketë mbi Japoninë në një akt të pashembullt që ka gjasa të ngjallë tensione në rajon, transmeton transmetuesi kombëtar japonez.

Siç shkruajnë mediat e huaja ky është akti më i fundit i agresionit nga shteti komunist që nga nisja e raketave në Detin e Japonisë tre ditë më parë, pas komenteve të Presidentit Trump se ai do të përballej me çdo kërcënim nga Koreja e Veriut me “zjarr dhe tërbim”.

Nëse raportet fillestare janë të sakta dhe një raketë me rreze të gjatë ka fluturuar mbi Japoni, kjo do të konsiderohet si një veprim shumë më provokues sesa fluturimi i armëve me rreze të shkurtër në det.

Sipas mediave të huaja, sistemi paralajmërues i qeverisë i ka këshilluar njerëzit në zonë që të merrnin masa paraprake, por transmetuesi publik NHK tha se nuk kishte shenja dëmi.

Ndërkaq, siç thuhet më tej, ushtria japoneze nuk u përpoq për të shuar raketën, e cila kaloi territorin e vendit rreth orës 6:06, sipas kohës lokale.

Mediat shtetërore të Japonisë raportojnë se raketa e lëshuar nga Koreja e Veriut shpërtheu në tri pjesë jashtë brigjeve të Hokkaido.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat