Tensionet situata, Koreja Jugore ngre bombarduesit pasi Koreja Veriore e testoi edhe një raketë

Azia

Tensionet situata, Koreja Jugore ngre bombarduesit pasi Koreja Veriore e testoi edhe një raketë

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 11:24
Bombarduesit e Koresë Jugore

Pak pasi Koreja Veriore e shkrepi një raketë balistike e cila fluturoi mbi Japoninë, Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara janë pajtuar të konsiderojnë sanksione më të ashpra ndaj Veriut, njofton Koreja Jugore.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rex Tillerson, dhe ministri i Jashtëm i Koresë Jugore, Kang Kyung-ëha, janë pajtuar të diskutojnë vendosjen e sanksioneve më të ashpra ndaj Koresë Veriore.

Ndërkohë, zëdhënësi i Zyrës Presidenciale të Koresë Jugore, Yoon Yong-chan, ka thënë se aeroplanët luftarakë të Koresë Jugore kanë mbajtur stërvitje bombarduese.

Në anën tjetër, agjencia e lajmeve e Jugut, Yonhap, i ka cituar burime të paidentifikuara duke thënë se ushtria amerikane është duke konsideruar dërgimin e aseteve strategjike në gadishullin korean.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat