Koreja e Veriut paralajmëron hedhje të raketave të tjera në Paqësor

Azia

Koreja e Veriut paralajmëron hedhje të raketave të tjera në Paqësor

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 08:16
Ilustrim

Koreja e Veriut thotë se shkarkimi i raketës balisitike mbi Japoninë ishte "hapi i parë" i operacioneve ushtarake në Paqësor, duke sinjalizuar planet për lansime të tjera të raketave.

Media shtetërore  përsëriti kërcënimet ndaj ishullit Guam të Paqësorit të SHBA, të cilin e quajti "një bazë e avancuar e pushtimit".

Raketa e lëshuar të martën kaloi mbi ishullin verior Hokkaido të Japonisë, duke shkaktuar  panik përpara se të binte në det.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka dënuar njëzëri Korenë e Veriut për veprimet e saj.

Gjatë takimit të së martës në Nju Jork, këshilli e quajti  veprimin e Koresë së Veriut "të rrezikshëm", duke kërkuar që Koreja e Veriut të ndërpresë të gjitha testimet e raketave.

Deklarata e përbashkët theksoi se veprimet e regjimit ishin një kërcënim për të gjitha vendet anëtare të OKB-së.

Rusia dhe Kina thanë se aktiviteti ushtarak i SHBA në rajon ishte pjesërisht  fajtor për rritjen e tensioneve  duke bërë thirrje për negociata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat