Kërkohet lirimi i gazetarit të Azerbajxhanit

Azia

Kërkohet lirimi i gazetarit të Azerbajxhanit

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 09:30
Afqan Muxtarli

Grupi Reporterët pa Kufij mbrëmë ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarit, Afqan Muxtarli, i cili ishte rrëmbyer në Gjeorgji dhe ishte burgosur në Azerbajxhan para tre muajsh.

Ky grup për mbrojtjen e gazetarëve e ka dënuar Azerbajxhanin për “ndjekjen e gazetarëve të pavarur sikur që është Muxtarli”, i cili ka jetuar në ekzil në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku ishte rrëmbyer më 29 maj.

Grupi Reporterët pa Kufij tha se Muxtarli është mirë me shëndet megjithqë vuan nga sëmundja e diabetit dhe ka pasur problem me shtypje të lartë të gjakut.

Megjithatë, avokatët e tij thanë se ai është dobësuar dukshëm prej se ishte rrëmbyer dhe ka pasur momente kur nuk i është dhënë ndihmë mjekësore dhe nuk i është lejuar vizitë nga familja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat