A. Saudite: Afro 2 milionë myslimanë e fillojnë haxhillëkun

Azia

A. Saudite: Afro 2 milionë myslimanë e fillojnë haxhillëkun

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 10:52
Pamje e pelegrinëve në Arabinë Saudite

Afro 2 milionë myslimanë nga e gjithë bota sot e fillojnë haxhillëkun në Arabinë Saudite.

Pelegrinët do të kalojnë nëpër disa rituale gjatë pesë ditëve të ardhshme, përfshirë ecjen rreth Xhamisë së Madhe në Mekë dhe vizitën në malin Arafat.

Haxhillëku konsiderohet se është njëra nga pesë shtyllat e islamit dhe secili mysliman që ka mundësi duhet së paku njëherë gjaatë jetës të shkoj në këtë ritual.

Këtë vit pritet që afro 90 mijë iranianë të marrin pjesë në haxhillëk, pasi e kishin bojkotuar ceremoninë pas një rrëmuje në vitin 2015, me ç’rast ishin vrarë më se 2 mijë njerëz.

Këtë vit haxhillëku mbahet në periudhën e krizës diplomatike ndërmjet Katarit dhe disa vendeve të tjera arabe, përfshirë Arabinë Saudite, dhe në kohën kur grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), ka humbur pjesë të territoreve të gjëra, që dikur i ka pasur nën kontroll në Irak dhe Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat