Tërmet i fuqishëm në Indonezi

Azia

Tërmet i fuqishëm në Indonezi

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 21:06
Foto ilustrim

Indonezia është goditur nga një tërmet i fuqishëm me një magnitudë prej 6.2 e shkallës Riter.

Dridhjet janë ndjerë në ishullin e Sumatras.

Tërmeti ka dridhur edhe pjesë të Singaporit e Kuala Lumpurit.

Ai goditi në orën 12:06 të kohës lokale, në një thellësi prej 10 kilometrave, gjë që e bën atë një tërmet të cekët.

Banorët në të gjithë rajonin raportuan se ndjenë lëkundjet, duke përfshirë në Kambang, Painan, Padang, Bukittinggi dhe vende të tjera në Sumatran Jugore.

Nuk ka raportime të menjëhershme për dëme të rënda apo viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat