Aksident i rëndë, 11 vajza vdesin në një aksident trafiku

Azia

Aksident i rëndë, 11 vajza vdesin në një aksident trafiku

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 10:35

Njëmbëdhjetë nxënëse shkolle kanë humbur jetën në një aksident trafiku në qytetin Shiraz të Iranit.

Shoferi i autobusit, me të cilin udhëtonin 45 vajza, ka vdekur po ashtu.

Të plagosurat, disa prej tyre në gjendje kritike, janë dërguar në spitale.

Sipas disa njoftimeve, vajzat, kryesisht të moshës së shkollës së mesme, kanë qenë duke udhëtuar drejt një konference kombëtare të studentëve të talentuar në Shiraz.

Irani është në mesin e vendeve me numrin më të madh të aksidenteve në trafik. Rreth 17,000 vdekje në komunikacion raportohen çdo vit.

Për to shpesh fajësohen ngasjet e pakujdesshme, automjetet e pasigurta dhe shërbimet joadekuate të emergjencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat