Japoni, ish-ministri i Punëve të Jashtme zgjidhet në krye të opozitës

Azia

Japoni, ish-ministri i Punëve të Jashtme zgjidhet në krye të opozitës

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 12:49
Seiji Maehara

Partia Demokrate e Japonisë, grupimi kryesor politik i opozitës zgjodhi sot në postin e drejtuesit të kësaj force kandidatin Seiji Maehara, i cili ka ushtruar detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme gjatë kalimit të pushtetit tek qendra e majtë.

Maehara (55 vjeç), deputet i rrethit të Kiotos ka qenë i preferuar i Yukio Edano, i cili u bë i njohur pasi mori postin e zëdhënësit dhe sekretarit të përgjithshëm të qeverisë në periudhën kur u shënua çunami në marsin e 2011 dhe kriza e Fukushimës, duke u shfaqur natë e ditë në konferenca të vazhdueshme shtypi.

“Duhet të përdorim forcën tonë për të ndryshuar situatën politike”, deklaroi Maehara gjatë një fjalimi pas fitores së tij.

Ai u shpall fitues në përfundim të një procesi votimi të aktivistëve të forcës politike, kryebashkiakë dhe parlamentarë të partisë, Maehara siguroi 502 vota kundrejt 332 pikë për Edano.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat