Koreja e Veriut konfirmon testin bërthamor, bomba më e madhe se e Nagasakit

Azia

Koreja e Veriut konfirmon testin bërthamor, bomba më e madhe se e Nagasakit

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 09:41
Ilustrim

Koreja e Veriut ka konfirmuar se ka kryer një test bombe me hidrogjen, duke e shpallur  atë si "një sukses të plotë".

Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut ka transmetuar imazhe që shfaqi udhëheqësin Kim Jong-un duke nënshkruar urdhrin për të kryer testin bërthamor.

‘Test ishte më i madh se bomba e Nagasaki.’

Vlerësimet e menjëhershme mbi madhësinë e shpërthimit të së dielës, kanë ngritur alarmin, duke thënë se bëhet fjalë për bombë 100 kilotonë.

Qeveria japoneze ishte e para që njoftoi sot se “Koreja e Veriut ka kryer testin e gjashtë bërthamor pas një dridhjeje të shkaktuar nga njeriu, që u regjistrua në veri të vendit, jo larg zonës së testit bërthamor Punggye-ri, njofton CNN.

Të dhënat sizmologjike nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA tregoi se një shpërthim shkaktoi një dridhje me një magnitudë 6.3 ballë në verilindje të vendit, duke ngitur kështu dyshimet e para për test bërthamor. Në krahasim, bomba e hedhur nga SHBA-ja në Nagasaki në gusht 1945 ishte rreth 20 kilotonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat