Heq dorë nga statusi mbretëror për t’u martuar me pianistin

Azia

Heq dorë nga statusi mbretëror për t’u martuar me pianistin

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 23:14
Princesha Mako dhe Kei Komuro

Mbesa më e madhe e perandorit japonez Akihito, Princesha Mako, 25 vjeçe, ka vendosur të heqë dorë nga statusi i saj mbretëror për t’u martuar me një pianist, me të cilin siç thotë ajo ka rënë në dashuri për shkak të “buzëqeshjes së tij të ndritshme si dielli”.

Me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Kei Komuro, ajo u njoh kur ishin shokë shkolle në Universitetin Kristian Ndërkombëtar të Tokios.

Femrat në Japoni nuk mund të jenë pretendente për fronin mbretëror, por Princesha Mako do të humbasë edhe favoret e statusit të saj mbretëror pasi të martohet me bashkëmoshatarin Komuro, i cili nuk ka asnjë status të tillë.

Image
Princesha Mako dhe Kei Komuro
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat