Arabia Saudite deklaron fundin e suksesshëm të Haxhit

Azia

Arabia Saudite deklaron fundin e suksesshëm të Haxhit

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 07:57
Haxhi në Mekë

Zyrtarët në Arabinë Saudite kanë deklaruar fundin e sukseshëm të pelegrinazhit të sivjetmë të Haxhit, i cili ka mbledhur rreth 2.3 milionë myslimanë nga e gjithë bota.

Princi Khalid al-Faisal, i cili ka udhëhequr komitetin e qeverisë për mbikëqyrken e Haxhit, tha se rituali ka tërhequr njerëz për 30 përqind më shumë se vitin e kaluar dhe se ngjarja pesëditshe ka kaluar pa probleme.

Në vitet e fundit, Haxhin e kanë përcjellë trazira, zjarre dhe rrëmuja vdekjeprurëse të turmave.

Në vitin 2015, rreth 2,300 besimtarë kanë vdekur nga ikja e turmave në Mekë.

Haxhi njihet si shtylla e pestë e Islamit dhe është një detyrë fetare për të gjithë besimtarët që mund ta përballojnë udhëtimin dhe fizikisht janë të fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat