Kombet e Bashkuara konstatojnë përdorimin e gazit vdekjeprurës në Siri

Azia

Kombet e Bashkuara konstatojnë përdorimin e gazit vdekjeprurës në Siri

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 20:27
Qyteti Deir al-Zor në lindje të Sirisë. Foto nga arkivi

Forcat e presidentit sirian, Bashar al- Assad, kanë përdorur armë kimike dhjetëra herë gjatë luftës civile në Siri, përfshirë këtu edhe sulmin vdekjeprurës në prill, thonë hulumtuesit e OKB-së për krime lufte.

Raporti i fundit nga Komisioni i Kombeve të Bashkuara, është dëshmia më e fuqishme ndaj akuzave që forcat e Asad-it kanë kryer sulmin e 4 prillit në Kan Sheikhon, ku vdiqën më shumë se 80 civilë.

“Forcat e qeverisë kanë vazhduar të përdorin armë kimike kundër civilëve, në zonat e opozitës. Në incidentet më të rënda, forcat ajrore siriane kanë përdorur gazin sarin në Khan Sheikhoun, duke vrarë dhjetëra njerëz, shumica e të cilëve ishin gra dhe fëmijë”, thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara.

Një aeroplan ushtarak ka lëshuar gazin sarin në qytet, në provincën Idlib, thuhet në raportin e OKB-së.

Në raportin e tyre të 14-të që nga viti 2011, hulumtuesit e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se 33 sulme me armë kimike janë identifikuar deri më tani në Siri.

Qeveria e Assad-it vazhdimisht ka mohuar përdorimin e armëve të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat