Xi Jinping: Kriza e Koresë Veriore të zgjidhet përmes dialogut

Azia

Xi Jinping: Kriza e Koresë Veriore të zgjidhet përmes dialogut

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 19:16
Presidenti i Kinës, Xi Jinping

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, deklaroi sot gjatë një bisede telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, se vendi i tij është i përkushtuar për zgjidhje paqësore të krizës në Gadishullin korean, transmeton televizioni shtetëror kinez CCTV.

Xi i ka thënë kancelares gjermane, se Kina mbetet e përkushtuar në procesin e denuklearizimit të Gadishullit të Koresë, si dhe paqes e stabilitetit në rajon.

“Çështja e Gadishullit korean mund të zgjidhet vetëm përmes rrugës paqësore, dialogut dhe konsultimeve. Është e domosdoshme që bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku për këtë”, tha Xi.

Kancelarja Merkel ka mbështetur vullnetin e presidentit kinez që zgjidhja e krizës koreane të bëhet përmes rrugës politike.

Ndryshe, Koreja Veriore më 3 shtator kreu provën e gjashtë bërthamore, duke testuar bombën e hidrogjenit.

Rezolutat e mëhershme të Kombeve të Bashkuara për Korenë Veriore kërkojnë ndalimin e të gjitha aktiviteteve nukleare dhe programin e raketave balistike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat