Tentojnë ta shpëtojnë një fëmijë, vdesin 12 persona në det

Azia

Tentojnë ta shpëtojnë një fëmijë, vdesin 12 persona në det

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 10:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tentativa për të shpëtuar jetën e një fëmije i cili rrezikonte të mbytej ka shkaktuar një bilanc tragjik.

12 persona kanë humbur jetën në plazhin e Karachi në Pakistan, këtë të shtunë.

Teksa një fëmijë po luante në breg të detit, u përfshi nga një dallgë e madhe, duke u tërhequr në thellësi.

Shumë nga të pranishmit, mes tyre dhe tre të mitur tentuan që ta shpëtonin.

Por për shkak të dallgëve të mëdha dhe detit të tërbuar humbën jetën njëri pas tjetrit, ku bashkë me fëmijën gjetën që u përpi nga dallga, gjetën vdekjen 12 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat