Pakistan: Janë vrarë katër anëtarë të një familjeje shiite

Azia

Pakistan: Janë vrarë katër anëtarë të një familjeje shiite

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 10:23
Punëtorët shëndetësorë duke e dërguar një person të qëlluar me armë zjarri në spital pas sulmit kundër një familjeje Hazara në Pakistan

Policia në Pakistan thotë se persona të armatosur me motoçikleta kanë hapur zjarr kundër një familjeje myslimane shiite, gjatë natës së kaluar, në provincën jugperëndimore, Baloçistan, duke i vrarë katër vetë, përfshirë një fëmijë.

Zëdhënësi i policisë, Tanvir Shah, tha sot se sulmi kundër familjes myslimane të etnicitetit Hazara, ka ndodhur afër qytetit Kuçlak, në veri të kryeqytetit provincial, Kueta.

Zëdhënësi tjetër i policisë, Mohammad Khan, tha se tetë anëtarë të familjes Hazara udhëtonin në Kueta nga Afganistani dhe ishin ndalur për karburant, kur u sulmua makina e tyre. Ky zëdhënës tha se dy persona të tjerë ishin plagosur, në këtë sulm, që sipas tij, ishte i karaterit sektar. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Por, militantët e Shtetit Islamik dhe grupet lokale të ndërlidhura me ta, gjatë viteve të fundit i kanë sulmaur myslimanët shiitë në Baloçistan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat