Siri – 19 të vdekur në sulmet ajrore ruse në Deyr’uz Zor

Azia

Siri – 19 të vdekur në sulmet ajrore ruse në Deyr’uz Zor

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 10:50
ilustrim

Sipas një komunikate publikuar në faqen e internetit të rrjetit sirian të të drejtave të njeriut (SNHR) në sulmin ajror të kryer nga avionë rusë, sipas pretendimeve, në Deyr’uz Zor të Sirisë kanë humbur jetën 19 persona.

19 vetë kanë humbur jetën në sulmet ajrore që janë kryer nga avionë rusë, sipas pretendimeve, në provincën Deyr’uz Zor të Sirisë.

Rrjeti sirian për të drejtat e njeriut (Syrian Network for Human Rights-SNHR) përmes një komunikate që ka publikuar në faqen e internetit njofton se sulmet janë kryer në fshatin Elbulil dhe në këto sulme kanë gjetur vdekjen 19 persona, nga të cilët 2 ishin fëmijë.

Kurse disa aktivistë sirianë thonë se në sulmet ajrore në fjalë disa kufoma janë djegur dhe janë bërë të pa-identifikueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat