OKB: Në Mianmar po bëhet spastrim etnik i myslimanëve

Azia

OKB: Në Mianmar po bëhet spastrim etnik i myslimanëve

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 17:53
Komisionari për të drejta të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Raad Al Hussein

Operacioni kundër myslimanëve Rohingya në Mianmar është shembull i “spastrimit etnik”, tha komisionari për të drejta të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Raad Al Hussein.

Ai u bëri thirrje autoriteteve në Mianmar të ndalojnë, siç tha, operacionin mizor ushtarak në shtetin e Rakhines.

Mbi 300,000 myslimanë Rohingya kanë ikur në Banladesh, që nga shpërthimi i dhunës në Minamar, në fund të muajit të kaluar.

Refugjatët akuzojnë forcat e sigurisë në Mianmar dhe turmat budiste për djegien e fshatrave të tyre.

Qeveria thotë se forcat e sigurisë janë duke iu përgjigjur një sulmi të militantëve Rohingya kundër postblloqeve policore, që ka ndodhur më 25 gusht.

Zeid tha se situata në Rakhine nuk mund të vlerësohet plotësisht, sepse Mianmari u ka refuzuar qasjen hestuesve të të drejtave të njeriut, por, shtoi Zeid, “raporte të shumta dhe imazhe satelitore tregojnë forcat e sigurisë dhe milicitë lokale duke i djegur fshatrat e myslimanëve dhe duke qëlluar civilët që ikin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat