18 të vdekur nga sulmi kundër forcave të sigurisë

Azia

18 të vdekur nga sulmi kundër forcave të sigurisë

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 21:26
Ilustrim

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën pas një sulmi kundër një autokolone të forcave të sigurisë në veri të Sinait, njoftuan autoritetet shëndetësore egjiptiane.

Ministria e Brendshme egjiptiane njofton për disa të vdekur pa dhënë detaje të tjera, kur një automjet ka shpërthyer gjatë kalimit të një autokolone të forcave të sigurisë në qytetin e Bir al-Abed, në veri të gadishullit.

“Sulmi ndodhi në rrugën që lidh Al Qantara në Al-Arich ndërkohë që forcat e sigurisë po kryenin një operacion spastrimi në zonë. Një automjet hyri mes autokolonës para shpërthimit”, theksoi ministria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat