Gjykata Supreme urdhëron pezullimin e referendumit në Kurdistan

Azia

Gjykata Supreme urdhëron pezullimin e referendumit në Kurdistan

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 18:16
Ilustrim

Gjykata Supreme irakiane urdhëroi sot pezullimin e referendumit për pavarësi, i planifikuar të zhvillohet më 25 shtator në Kurdistanin irakian.

“Kërkesa për mospërputhje me kushtetutën, u paraqit nga kryeministri Haider al-Abadi,” njoftoi zyra e tij.

“Gjykata Supreme lëshoi një urdhër për pezullimin e procedurës së organizimit të referendumit të planifikuar më 25 shtator, me urdhër të presidencës së Kurdistanit, deri në momentin që ajo të shqyrtojë ankesa e marra, duke konfirmuar se ky konsultim është antikushtetues”, njoftoi deklarata.

“Gjykata u mblodh sot dhe po shqyrton kërkesat për ndalimin e referendumit në Kurdistan dhe në rajonet. Pas shqyrtimit mori këtë vendim”, saktësoi deklarata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat