Ghani: Mirëpritet vendosmëria amerikane për luftën në Afganistan

Azia

Ghani: Mirëpritet vendosmëria amerikane për luftën në Afganistan

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 08:31
Ashraf Ghani

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e ka mirëpritur vendosmërinë e ripërtrirë të presidentit amerikan, Donald Trump, për ta fituar luftën kundër talibanëve dhe vendin e tij e ka quajtur “linjë e frontit” në luftën globale kundër terrorizmit, gjatë fjalimit të tij të mbrëmshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Zoti Ghani i ka bërë thirrje Pakistanit fqinj që të angazhohet “në mënyrë gjithpërfshirëse për dialog të paqes, të sigurisë dhe të bashkëpunimit rajonal, që do të çonte në prospeeritet”.

“Ekzistojnë afro 20 grupe ndërkombëtare terroriste në tokën e Afganistanit”, tha Ghani dhe ka shtuar se “e ardhmja e Afganistanit është e rëndësishme, pasi ne jemi linjë e frontit në përpjekjet globale për çrrënjosjen e kërcënimit nga terrorizmi”, tha presidenti afgan, Ashraf Ghani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat