100 të zhdukur në brigjet e Libisë

Azia

100 të zhdukur në brigjet e Libisë

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 20:12
Permbytja e anijes

Më shumë se 100 emigrantë besohet se janë zhdukur pas përmbytjes së anijes së tyre në perëndim të Libisë, theksoi zëdhënësi i marinës libiane, duke cituar të mbijetuarit.

Sipas gjeneralit, Ayoub Kacem të paktën shtatë të mbijetuar janë gjetur në det nga forcat e shpëtimit.

Kacem nuk ishte në gjendje të jepte më shumë detaje për mbytjen, që ndodhi në brigjet e Sabrathas, që ndodhet në perëndim të Tripolit.

Javën e kaluar, më shumë se 3000 emigrantë janë shpëtuar nga rojat bregdetare, ndërkohë që rreth 2000 të tjerë kanë arritur në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat