Forcat irakiane fillojnë ofensivë për të rimarrë kontrollin e qytetit Hawija

Azia

Forcat irakiane fillojnë ofensivë për të rimarrë kontrollin e qytetit Hawija

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 00:45
Haider al-Abadi

Kryeministri i Irakut Haider al-Abadi tha të enjten se forcat qeveritare kanë filluar një ofensivë për të rimarrë kontrollin e qytetit Hawija, një prej rajoneve të fundit në Irak që është nën kontrollin e militantëve të grupit Shteti Islamik.

Hawija ndodhet 240 kilometra në veri të Bagdadit, në perëndim të Kirkukut, një rajon i pasur me naftë.

Zëdhënësi i koalicionit kundër grupit Shteti Islamik u tha gazetarëve në një videokonferencë nga Bagdadi të enjten, se forcat irakiane kanë “spastruar” 11 fshatra në ofensivën e parë për rimarrjen e kontrollit të rajonit.

Trupat irakiane po vazhdojnë të shkojnë drejt Hawijës, që ka qenë nën kontrollin e Shtetit Islamik që nga mesi i vitit 2014, kur grupi mori kontrollin e rajoneve veriore dhe perëndimore të Irakut, duke detyruar largimin e mijëra njerëzve. Koalicioni vlerëson se atje janë mbetur 800 deri në 1mijë e 500 luftëtarë të ISIS-it.

Për më tepër se një javë, avionët e koalicionit që drejtohet nga Shtetet e Bashkuara, kanë kryer sulme ajrore në rajonin e Hawijës, duke vënë në shënjestër objekte të Shtetit Islamik, si tunele, automjete, armatime, pozicione luftimi dhe një objekt për ndërtimin e bombave.

Ofensiva zhvillohet vetëm disa ditp para një referndumi të kurdëve për pavarësi nga Iraku.

SHBA e kundërshtojnë mbajtjen e referendumit kurd, për të cilin zëdhënësi i koalicionit kundër ISIS-it tha se “përbën një shpërqëndrim të vëmendjes nga lufta lundër grupit terrorist.”/voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat