200 milion dollarë për refugjatët Rohinya në Bangladesh

Azia

200 milion dollarë për refugjatët Rohinya në Bangladesh

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 11:41
Foto nga arkivi

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se do të duhen rreth 200 milion dollarë për të ndihmuar refugjatët Myslimanë, Rohingya, të cilët kanë ikur nga Mianmari për në Bangladesh.

Bangladeshi dhe orgnaizatat humanitare po bëjnë përpjekje të ndihmojnë 422 mijë Rohingya që kanë arritur në Bangladesh, që kur militantët Rohingya kishin marrë ofenzivë në Mianmar.

Bangladeshi tashmë po strehonte rreth 400 mijë Rohingya që kishin ikur nga dhuna dhe persekutimi në Mianmarin me shumicë budiste.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për ndihma financiare rreth 78 milion dollarësh por numri i refugjatëve po vazhdon të rritet.

“Tani për tani, po shqyrtojmë shumën prej 200 mijë dollarësh” ka thënë Robert Watkins, koordinator i Kombeve të Bashkuara në Bangladesh.

Mianmari vazhdimisht ka refuzua akuzat për spastrim etnik ndaj pakicës myslimane Rohingya.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat