Irani paralajmëron kaos rajonal pas referendumit kurd

Azia

Irani paralajmëron kaos rajonal pas referendumit kurd

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 19:09
Ali Akbar Velayati

Referendumi për vetëvendosje zhvilluar dje në Kurdistanin irakian rrezikon të zhysë Lindjen e Mesme në koas politik, theksoi sot një zyrtar i lartë iranian.

“Rezultati i kësaj manovre, referendumit, do të jetë kaosi politik në rajon”, theksoi Ali Akbar Velayati, këshilltari kryesor i liderit suprem të Republikës islamike për çështjet e jashtme i ajatollahut Ali Khamenei.

Velayati akuzoi SHBA-në dhe Britaninë e Madhe se kishte punuar në fshehtësi në mbështetje të referendumit, pavarësisht faktit që Uashingtoni dhe Londra kanë shprehur kundërshtimin e tyre për këtë referendum.

Këshilltari i liderit suprem akuzoi gjithashtu Izraelin, i padëshiruari i Iranit, dhe vendi i vetëm i rajonit që shpreh publikisht mbështetjen për referendumin, se kishte punuar në favor të tij.

Fqinji i Irakut, Irani, që numëron një minoritet të rëndësishëm kurd shprehu hapur kundërshtimin për zhvillimin e referendumit.

Para votimit, Teherani kërcënoi me mbylljen e kufirit me rajonin autonom të Kurdistanit irakian dhe për t’i dhënë fund çdo marrëveshjeje sigurie me atë nëse shpall referendumin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat