Paralajmërimi nga Koreja Veriore: Po presim përballjen përfundimtare me SHBA-të

Azia

Paralajmërimi nga Koreja Veriore: Po presim përballjen përfundimtare me SHBA-të

Nga: Arben Sylejmani Më: 27 shtator 2017 Në ora: 09:38
Kim Jong Un

Koreja e Veriut ka dërguar një paralajmërim të frikshëm ndaj Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump me mesazhin se ato ata do të fitojnë në një rast lufte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Federata e Përgjithshme e Sindikatave të Koresë ka bërë thirrje se lufta e tretë botërore gjithnjë e më shumë po afrohet për shkak të armëve bërthamore.

Në deklaratën e kësaj sindikate thuhet se Kim Jong-un, në rast lufte, do të "godas ashpër SHBA-të dhe se subjektet e tij besnike do të luftonin për vdekjen kundër ushtrisë së Trumpit, shkruan Dailystar.

Organizata përfaqëson më shumë se 1 milion njerëz të Mbretërisë së Hermit dhe ka premtuar në mënyrë të përsëritur besnikërinë e saj ndaj Kim Jong-ut.

"Punëtorët e Koresë së Veriut janë plot entuziazëm për të furnizuar më shumë armë strategjike dhe pajisje ultra moderne të luftës për t'u përballur me shpejtësi më të madhe, të cilat po presin për përballimin përfundimtar me SHBA-të.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat