Koreja e Veriut: Kemi mobilizuar 4 milionë ushtarë për luftë

Azia

Koreja e Veriut: Kemi mobilizuar 4 milionë ushtarë për luftë

Nga: Bota sot Më: 28 shtator 2017 Në ora: 11:23
Kim Jong-un

Koreja e Veriut pretendon se ushtrisë së saj i janë bashkuar 4.7 milion ushtarë të rinj, pasi udhëheqësi Kim Jong-un kërcënoi të "zbutë" me zjarr amerikan Donald Trump.

Shteti sekret pretendon se ky mobilizim ndodhi pasi Kim ka lëshuar një deklaratë personale të pazakontë duke tallur Trump dhe në të njëjtën kohë duke kërcënuar me luftën me SHBA.

Që atëherë, miliona studentë të Koresë së Veriut, duke përfshirë edhe 1.2 milion gra, kanë nënshkruar për të luftuar kundër SHBA, sipas gazetës shtetërore Rodong, përcjell Bota sot.

Koreja e Veriut rregullisht mburret me rritje të madhe të personelit ushtarak, kur tensionet e luftës me SHBA-tw po rriten.

Një pretendim i ngjashëm u bë muajin e kaluar kur OKB-ja njoftoi sanksione të reja kundër Koresë së Veriut pasi që lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM).

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat