IS publikon incizim të liderit të tyre al-Baghdadi

Azia

IS publikon incizim të liderit të tyre al-Baghdadi

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 22:43
Abu Bakr al-Baghdadi

Militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik kanë publikuar një audio incizim që duket se është i liderit të tyre, Abu Bakr al-Baghdadi.

Folësi, i cili ka zërin e ngjashëm me atë të al-Baghdadi, komenton rreth kërcënimeve të fundit të Koresë së Veriut ndaj Japonisë, si dhe betejave të IS në Mosul.

Baghdadi, për kokën e të cilit qëndron shpërblimi prej 25 milionë dollarësh, nuk është parë në publik që nga viti 2014, kështu duke lënë vend për mjaft spekulime rreth fatit të tij.

Vendi i fundit ku ai është parë ishte në Xhaminë al-Nuri në Mosul, pasi IS kishte marrë kontrollin e qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat