IS-i e transmetoi një audiomesazh për të cilin thotë se është i Baghdadit

Azia

IS-i e transmetoi një audiomesazh për të cilin thotë se është i Baghdadit

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 08:41
Fotografi e vitit 2014 e liderit të IS-it Abu Bakr al-Baghdadi

Grupi ekstremsit, Shteti Islamik (IS), e ka transmetuar atë që thotë se është një incizim i ri audio i liderit të vet, Abu Bakr al-Baghdadi.

Data e incizimit 46 minutësh, që u paraqit dje nëpërmjet organizatës së lajmeve të ndërlidhur me IS-in, Al-Furqan, nuk është e qartë.

Në këtë incizim, folësi i cili tingëllon skur lideri i IS-it, duket se u referohet kërcënimeve aktuale të Koresë Veriore kundër Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ai, po ashtu, flet për luftërat për bazat e forta të IS-it në qytetin Mosul, të cilin forcat e Irakut e kanë rimarrë në muajin korrik.

Ushtria e Rusisë ka thënë në muajin qershor se po përpiqej ta verifikonte nëse ai ishte vrarë gjatë një sulmi ajror të Rusisë në Siri.

Një komandant ushtarak amerikan tha muajin e kaluar se lideri i IS-it me gjasë është ende gjallë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat