Shi dhe rrëmujë në Mumbai, 15 të vdekur

Azia

Shi dhe rrëmujë në Mumbai, 15 të vdekur

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 09:13
Rrëmuja në një stacion hekurudhor në Mumbai

Rrëmuja në një stacion hekurudhor në Mumbai ka lënë 15 persona të vdekur dhe 20 të plagosur, thonë zyrtarët indianë.

Incidenti në stacionin Elphinstone, që lidh dy nga linjat më të mëdha lokale të qytetit, u shkaktua nga mbipopullimi dhe shiu i madh, shtuan ata.

Të plagosurit janë dërguar në një spital aty pranë dhe zyrtarët e lartë të hekurudhave janë në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat