Përmbytet barka me refugjat, së paku 60 të vdekur

Azia

Përmbytet barka me refugjat, së paku 60 të vdekur

Nga: A.S Më: 29 shtator 2017 Në ora: 15:30
Photograph: Paula Bronstein/Getty Images

Më shumë se 60 njerëz dyshohet të kenë vdekur, pasi përmbysjes së një anije që mbante refugjat myslimanë të Rohingya që iknin nga ushtria e Mianmarit, raporton the Guardian, përcjell Bota sot.

"Njëzet e tre vetë janë konfirmuar të vdekur, dhe 40 të tjerë janë zhdukur që supozohet të jenë mbytur," u tha gazetarëve në Gjenevë një zëdhënës i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Të mbijetuarit e aksidentit i thanë stafit të IOM-it se barka mbante rreth 80 vetë, duke përfshirë 50 fëmijë.

Barka u përmbys të enjten në ujërat territoriale të Bangladeshit, dhe dëshmitarët e mbijetuar kanë thënë se anija u përmbys pas një stuhie të fuqishme./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat