Dhjetëra myslimanë Rohingya mbyten në det

Azia

Dhjetëra myslimanë Rohingya mbyten në det

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 18:01
Bangladesh - foto arkivi

Rreth 60 persona besohet se kanë humbur jetën kur një anije me myslimanë Rohingya, që iknin nga dhuna në Mianmar, është mbytur pranë brigjeve të Bangladeshit, të enjten vonë.

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara tha se 23 veta janë konfirmuar të vrarë, ndërsa 40 të tjerë “janë të zhdukur dhe supozohet se janë mbytur”.

Qysh në fund të gushtit, mbi gjysmë milioni Rohingya kanë ikur nga dhuna në Mianmar drejt Bangladeshit.

Dhuna në shtetin Rakhine ka nisur më 25 gusht, kur militantët Rohingya kanë sulmuar disa poste të sigurisë.

Ushtria më pas është përgjigjur me, siç është thënë, sulme brutale.

Zyrtarë të OKB-së kanë thënë se ushtria e Mianmarit po bën spastrim etnik kundër myslimanëve Rohingya.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat