Ushtria koreanojugore në gatishmëri të lartë ndaj provokimeve të Phenianit

Azia

Ushtria koreanojugore në gatishmëri të lartë ndaj provokimeve të Phenianit

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 12:33
Lideri i Koresë Veriore

Ushtria e Koresë së Jugut është vënë në gatishmëri të lartë për të shmangur një provokim të mundshëm nga Koreja e Veriut, gjatë ditëve të festës tradicionale të ashtuquajtur “Chuseok”, njoftojnë sot mediat lokale.

“Ne jemi duke monitoruar nga afër çdo lëvizje të ushtrisë koreanoveriore, me supozimin  se Koreja e Veriut mund të destabilizojë situatën në Gadishullin Korean duke provokuar edhe gjatë festës tradicionale të ‘Chuseok’, që është një nga festat tona më të mëdha”, sipas agjencisë zyrtare koreanojugore të lajmeve, Yonhap.

“Chuseok”, festa më e madhe tradicionale e Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut, zhvillohet rreth ekuinoksit të vjeshtës, nis sot dhe përfshin 10 ditë pushimi.

Në shtator, Pheniani kreu testin e tij të gjashtë dhe më të fuqishëm bërthamor duke pretenduar se shpërthimi ishte një bombë me hidrogjen në një raketë balistike ndërkontinentale, si edhe një raketë balistike që fluturoi mbi territorin e Japonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat