Lufta civile në Siri, vazhdojnë të vriten me mijëra

Azia

Lufta civile në Siri, vazhdojnë të vriten me mijëra

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 19:47
Siri

Shtatori ishte muaji më i përgjakshëm i luftës civile në Siri për këtë vit, të paktën deri tani.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut më shumë se 3300 njerëz u vranë gjatë shtatorit, përfshirë 995 civilë. 70% e civilëve të vrarë ishin viktima të bombardimeve ruse, siriane apo të koalicionit.

Observatori sirian, një grup jo politik dhe i pavarur, thotë se e ka bazuar raportin e tij mbi informacionet e një rrjeti aktivistësh në Siri, por nuk flet hapur për metedologjinë apo procesin e verifikimit të informacionit.

Megjithatë, në raportin e tij shkruhet se mes totalit të viktimave ishin 207 fëmijë, 790 luftëtarët të qeverisë, më shumë se 700 militantë të shtetit islamik e Al Kaedës dhe rreth 550 rebelë. Shumica e viktimave janë pasojë e përleshjeve në terren mes fraksioneve të shumta dhe shtetit islamik, por edhe sulmet ajrore nuk kanë të ndalur, ndërsa grupi xhihadist ka humbur shumicën e territorit në Siri dhe atë që i ka mbetur po e braktis me shpejtësi.

Dy fushëbeteja më të përgjakshme aktualisht janë Raka dhe deri Al-zour. Raka, ish-kryeqyteti i shtetit Islamik është rimarrë thuajse plotësisht nga aleanca e grupeve kurde dhe arabe.

Të njëjtin fat po pëson edhe Deir al Zour, por këtu drejt fitores po shkon ushtria siriane e mbështetur nga Rusia. Analistët thonë se mposhtja e afërt e Shtetit Islamik, është një arritje e madhe për Sirinë, por gjithsesi nuk i jep fund luftës civile, pasi palët fituese më pas do ti kthehen njëra tjetrës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat