Forcat irakiane përballen me një pritë të ISIS-it në Mosul

Azia

Forcat irakiane përballen me një pritë të ISIS-it në Mosul

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 06:47
Ilustrim

Qyteti i Vjetër i Mosulit është mbuluar me rrënoja dhe është praktikisht i braktisur. Shumë familje nuk kanë gjetur ende trupat e të afërmve nën ndërtesat e shkatërruara.

Forcat irakiane dhe banorët po përpiqen gradualisht ta bëjnë qytetin të banueshëm, mbi dy muaj pasi forcat qeveritare rimorën kontrollin e Mosulit.

Por të shtunën militantët e Shtetit Islamik ishin fshehur duke zënë pritë në një nga shtëpitë duke hapur zjarr. Dy militantë u goditën nga granadat e forcave irakiane dhe trupat e tyre u pushtuan nga flakët. Dy të tjerë u vranë.

Forcat irakiane normalisht nuk njoftojnë për shifrat e viktimave publikisht por banorët vendas thonë se të paktën një ushtar irakian u vra dhe dy të tjerë u plagosën./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat