Formohet Këshilli kurd për referendumin

Azia

Formohet Këshilli kurd për referendumin

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 11:05
Ilustrim - Foto nga arkivi

Liderët kurd të Irakut kanë formuar një Këshill politik që do të merret me referendumin për pavarësi, i cili u mbajt pavarësisht kundërshtimeve nga autoritetet nacionale në Bagdad.

Zyrtarët thonë se Këshilli është krijuar për të nisur dialogun me Bagdadin dhe vendet tjera, pas referendumit për pavarësi.

Media kurde, Rudaw, ka thënë se është mbajtur një takim në Irbil, i udhëhequr nga Masud Barzani, presidenti i rajonit autonom në Irak.

Referendum për pavarësi kurde, i mbajtur me 25 shtator, është votuar në favor të pavarësisë nga 95 përqind e 3.3 milionë votuesve sa morën pjesë në votim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat