Shtyhet aktakuza për ish-kryeministrin pakistanez

Azia

Shtyhet aktakuza për ish-kryeministrin pakistanez

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 11:12
Ish- kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif

Një gjykatë në Pakistan ka shtyer aktakuzën për shtatë ditë, kundër ish- kryeministrit, Nawaz Sharif, pasi fëmijët e tij të pandehur nuk janë paraqitur në gjykatë.

Gjykata në Islamabad, ka hapur padi për Sharifin, dy djemt e tij, vajzës dhe dhëndrit.

Avokati i Sharifit, Shahnawaz Ranjha, ka thënë se fëmijët janë në Londër me nënë e tyre, e cila po merr trajtim mjekësor nga kanceri.

Akuzat ndaj kryeministrit dhe fëmijëve të tij datojnë nga mandatet e tij të mëhershme, në vitet e 90-ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat