Pakistan: Janë ekzekutuar tre militantë të dënuar për terror

Azia

Pakistan: Janë ekzekutuar tre militantë të dënuar për terror

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 08:53

Autoritetet e Pakistanit i kanë ekzekutuar tre militantë të dënuar me vdekje nga një gjykatë ushtarake, për shkak se kanë kryer sulme terroriste gjatë viteve të fundit, ka njoftuar ushtria.

Ekzekutimet janë kryer sot në një burg në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Një ditë para ekzekutimeve, një grup për të drejtat e njeriut në Pakistan, ka shprehur shqetësim për rritjen e dënimeve me vdekje, duke thënë se në Pakistan, prej vitit 2014 janë ekzekutuar 477 të burgosur.

Ky grup ka shpallur një fushatë njëjavore të vetëdijësimit publik kundër ekzekutimeve para 10 tetorit, kur shënohet Dita Botërore Kundër Dënimit me Vdekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat