Vdesin 12 myslimanë nga Rohingya pas përmbysjes së varkës

Azia

Vdesin 12 myslimanë nga Rohingya pas përmbysjes së varkës

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 08:41
Rohingya

Së paku 12 myslimanë nga Rohinmgya kanë ndërruar jetë, pasi varka e tyre është përmbysur diku afër Bangladeshit.

Ata po tentonin që të iknin nga dhuna që ka përfshirë muajt e fundit Myanmar-in, shkruan BBC.

Disa të tjerë janë duke munguar pas incidentit që ndodhi në lumin Naf të dielën mbrëma. Thuhet se 100 veta – përfshirë edhe fëmijë kanë qenë në bord.

Një operacion i shpëtimit është duke u zhvilluar atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat