Lirohet aktivisti uzbek pas nëntë viteve burgim

Azia

Lirohet aktivisti uzbek pas nëntë viteve burgim

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 10:35
Aktivisti uzbek i të drejtave të njeriut, Agzam Turgunov

Aktivisti uzbek i të drejtave të njeriut, Agzam Turgunov, është liruar disa muaj më parë, pas nëntë viteve burgim.

Turgonov, është njëri ndër të burgosurit politik që u lirua që kur presidenti, Shavkat Mirziyoev, erdhi në detyrë, vlerësojnë analistët.

Pjesëtari nga partia opozitare, Erk, lideri i grupit për të drejtat e njeriut, Mazlum, ishte dënuar me 10 vite burgim në vitin 2008, nën akuza të pabaza dhe të motivuara politikisht.

Human Rights Watch, kanë raportuar se pesë të burgosur politikë janë liruar që kur presidenti Mirizyoev, mori detyrën.

Një raport tjetër nga një grup për të drejtat e njeriut në SHBA kanë thënë se, Mirziyoev po bën hapa përpara në hapjen e vendit.

Sipas tyre, komuniteti ndërkombëtarë duhet “të pranojë ndryshimet pozitive në vend dhe të vazhdoj të mbështesë qeverinë me reforma për një Uzbekistan më të begatë, sigurtë dhe pluralist”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat