Tre sulme vetëvrasëse me bomba në qendër të Damaskut

Azia

Tre sulme vetëvrasëse me bomba në qendër të Damaskut

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 23:39
Damask

Të paktën një person e humbi jetën, ndërsa gjashtë janë lënduar në tre sume vetvrasëse në afërsi të stacionit kryesor policor në Damask, kumtoi Ministria siriane e Punëve të Brendshme.

Sulmuesit kanë tentuar të hyjnë në qendrën komanduese të policisë dhe janë përleshur me sigurimin, pas çka e kanë aktivuar mjetin shpërthyes para hyrjes në objekt. Policët e kanë bllokuar sulmuesin e tretë pas ndërtesës, ku ai është hedhur në erë në hyrje të një tregu në rrugën e njëjtë.

Para dhjetë ditëve, në tre sulme vetvrasëse, u sulmua stacioni policor në pjesën tjetër të qytetit, me ç’rast janë vrarë 16 njerëz, ndërsa përgjegjësinë e ndërmori Shteti Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat