Pakistan: Shtyhet procesi kundër ish-kryeministrit për shkak të përleshjeve

Azia

Pakistan: Shtyhet procesi kundër ish-kryeministrit për shkak të përleshjeve

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 09:30
Maryam Nawaz - vajza e ish-kryeministrit të Pakistanit

Një gjykatë në Pakistan e ka shty procesin lidhur me padinë kundër ish-kryeministrit, Nawaz Sharif, dhe kundër vajzës së tij dhe bashkëshortit të saj, të akuzuar për korrupsion, pas përleshjeve ndërmjet mbështetësve të tyre dhe policisë.

Përleshjet jashtë gjykatës në kryeqytetin Islamabad filluan sot, pak kohë para arritjes së vajzës së zotit Sharif, Maryam Nawaz, dhe bashkëshortit të saj, Mohammad Safdar.

Ish-kryeminsitri Sharif përsëri nuk është paraqitur në gjykatë, pasi bashkëshortja e tij është e sëmurë dhe gjendet për mjekim në Londër.

Pas dhunës, gjyqtarët e kanë shtyrë seancën për gjashtë ditë.

Sharif, vajza e tij dhe bashkëshorti i saj, dhe dy djem të ish-kryeministrit, ballafaqohen me akuza për korrupsion, që dolën nga hetimet në dokumentet e rrjedhura, të njohura me emrin, Letrat e Panamasë, në të cilat sugjerohet se Sharif dhe disa anëtarë të falmiljes së tij kishin pasuri të padeklaruar jashtë Pakistanit.

Në muajin korrik të këtij viti, zoti Sharif, me vendim gjyqësor, është dëbuar nga zyra. Ai i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat