Forcat afgane largojnë talibanët nga qyteti Farah

Azia

Forcat afgane largojnë talibanët nga qyteti Farah

Më: 16 maj 2018 Në ora: 17:33
Forcat afgane, foto nga arkivi

Forcat qeveritare afgane kanë larguar talibanët nga qyteti Farah, kryeqytetit të provincës me po të njëjtin emër, që gjendet në perëndim të vendit, në kufi me Iranin.

Sulmi, i pari që ka pasur për cak kryeqytetin e kësaj province që prej se militantët kanë nisur ofensivën e tyre pranverore, nisi më 15 maj. Militantët sulmuan disa pika të kontrollit të sigurisë dhe arritën të marrin një qark urban.

Zëdhësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Avionët afganë dhe të NATO-s kanë bombarduar pozicionet e talibanëve, pasi kryengritësit nisën sulmet në qytetin Farah.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Mohammad Radmanish ka njoftuar se 11 ushtarë janë vrarë gjatë luftimeve. Më herët ai kishte deklaruar se NATO ka thënë se “dhjetëra” militantë po ashtu janë vrarë në luftime.

Zyrtarët po ashtu kanë njoftuar se të paktën edhe pesë civilë janë vrarë në këto sulme.

Provinca Farah ka qenë fushëbetejë kyçe për talibanët për muaj të tërë. Kjo provincën kufizohet me provincën Helmand, ku militantët kanë nën kontroll disa qarqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat