Mbi 30 të vdekur nga fundosja e një trageti

Azia

Mbi 30 të vdekur nga fundosja e një trageti

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 15:13
Indonezi

Më shumë se 30 pasagjerë u mbytën pas fundosjes së një trageti në një liqen në veri të ishullit të Sumatrës në Indonezi.

Këto xhirime janë kryer gjatë operacioneve për shpëtimin e mbi 100 udhëtarëve të tjerë. Pamjet tregojnë momentet e animit të tragetit jo shumë larg brigjeve të liqenit Toba.

Shkak i fundosjes dyshohet të jetë mbingarkesa me pasagjerë dhe automjete e tragetit dhe kushtet tepër të këqija të motit, shkaktuan dallgë disa metra të larta. Të njëjtat shkaqe çuan në fundosjen e një tjetër trageti me 200 udhëtarë dy javë më parë. Toba është një liqen vullkanik dhe thellësia maksimale e tij arrin në 500 metra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat