Lideri i Iranit: Respektojmë paktin bërthamor, nëse na garantohen benefitet

Azia

Lideri i Iranit: Respektojmë paktin bërthamor, nëse na garantohen benefitet

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 22:30
Hassan Rouhani

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani doli në një konferencë për shtyp, ku foli për paktin bërthamor të nënshkruar me perëndimin në 2015-ën dhe fatin e tij.

Ai pranoi se Irani është i gatshëm të respektojë ende këtë pakt, pavarësisht tërheqjes së SHBA-ve, që sipas Rouhanit nuk i shërben askujt.

Gjithsesi ai theksoi se për të vijuar respektimin e kësaj marrëveshjeje, nënshkruesit e tjerë duhet t’i garantojnë Iranit benefitet e përcaktuara qartë.

“Ne jemi të gatshëm të vijojmë me respektimin e paktit bërthamor të 2015-ës, nëse nënshkruesit e tjerë na garantojnë benefitet e përcaktuara. Vendimi i SHBA-ve për t’u tërhequr ishte “i paligjshëm”. Nga kjo nuk përfituan as Shtetet e Bashkuara dhe asnjë shtet tjetër në botë”, deklaroi Rouhani.

Këto deklarata të liderit iranian vijnë pas më tepër se një muaji nga koha kur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendosi t’i japë fund paktit bërthamor me Iranin, të nënshkruar nga Obama në 2015-ën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat