Sulmet me gaz sarin në Japoni, ekzekutohen pas 23 vitesh fajtorët - Bota Sot
Sulmet me gaz sarin në Japoni, ekzekutohen pas 23 vitesh fajtorët

Azia

Sulmet me gaz sarin në Japoni, ekzekutohen pas 23 vitesh fajtorët

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 08:17
Shoko Asahara dhe pasuesit e tij të kultit fetar u akuzuan edhe për vrasje të tjera dhe një sulm më të hershëm me gaz sarin, që u krye në vitin 1994 dhe që u kushtoi jetën 8 personave.

Autoritetet japoneze ekzekutuan 7 anëtarë të kultit “Aum Shinrikyo”, përfshirë kreun e tyre Shoko Asahara, për sulmin vdekjeprurës me gaz nervor në metronë e Tokios në vitin 1995.

Sulmi me gaz sarin u kushtoi jetën 13 personave dhe plagosi mijëra të tjerë, incidenti më i rëndë terrorist në historinë e Japonisë.

Ministria japoneze e Drejtësisë konfirmoi ekzekutimin e 7 personave, që u krye në një burg në Tokio. Mësohet se, 6 anëtarë të tjerë të grupit janë dënuar gjithashtu me vdekje dhe presin ekzekutimin.

Shoko Asahara dhe pasuesit e tij të kultit fetar u akuzuan edhe për vrasje të tjera dhe një sulm më të hershëm me gaz sarin, që u krye në vitin 1994 dhe që u kushtoi jetën 8 personave.

Më 20 mars 1995, anëtarë e kultit kryen sulmin në metronë e Tokios, ku lanë çanta me gaz sarin në trenat e linjës. Kulti “Aum Shinrikyo”, emri i të cilit do të thotë “E vërteta supreme”, u krijua në vitet 1980, si një kombinim i besimeve hindu dhe budiste.

Shumë shpejt, Shoko Asaraha dhe kulti i tij u bënë me dhjetëra mijëra ndjekës në botë, por po aq shpejt organizata e tyre u shndërruar në një kult të ditës së gjykimit, që besonte se bota do të shkatërrohej nga lufta dhe vetëm ata do të mbijetonin.

Ekzekutimi i anëtarëve të kultit u shty kaq gjatë, pasi Japonia pret derisa të dënuarit të ezaurojnë çdo mjet ligjor përpara se t’i ekzekutojë, zakonisht me varje.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera