Gratë e ushtarëve të ISIS kërkojnë divorcin në masë

Azia

Gratë e ushtarëve të ISIS kërkojnë divorcin në masë

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 17:53
Irak

Në Irak, gratë e terroristëve të Shtetit Islamik, po kërkojnë divorcin në masë nëpër gjykatat e qyteteve në të cilat xhihadistët në 2014n kishin deklaruar ringjalljen e Kalifatit Islamik.

Motivacioni kryesor i protagonisteve të kësaj ngjarjeje, është frika se mos kanë pasoja nga lidhjet e tyre me Isis.

 
 

Hapet një kapitull i ri në sagën e horroreve të organizatës më të famshme të momentit. Këtë herë protagonistet janë gra që janë gjendur, shpesh në mënyrë të pavullnetshme, të lidhura me ushtarë të Isis dhe që tani kërkojnë dëshpërimisht të shkëpusin këto lidhje, përmes divorcit.

Protagonistet janë gra si Umaima, 41 vjeç me tre fëmijë, ende të vegjël, bashkëshorti i së cilës Awad është aktualisht i burgosur në pritje të dënimit që, me siguri, do e çojë në vdekje ose në burgim të përjetshëm.

Umaima u gjend përballë një surprize kur i shoqi u bashkua me  organizatën terroriste, sipas tij, për t’u hakmarrë për vrasjen e vëllait të vrarë nga ushtarët e Forcave të Armatosura Irakene, pasi akuzohej se luftonte për Isis.

Edhe Fatima, 35 vjeçare, ka deklaruar se është çuditur nga vendimi i papritur i të shoqit, Omar që u vu në radhët e Shtetit Islamik, pasi kishte shërbyer për vite në ushtrinë irakene para invazionit amerikan në 2033-shin.

Omar u arrestua në 2015n, pas çlirimit të qytetit të Tikrit.

Shaima’a, 26 vjeç, nuk e ka idenë se ç’fat ka pësuar bashkëshorti i saj Abdulquader pas çlirimit. Gruaja tregon se i shoqi ishte tërhequr fillimisht nga premtimi i terroristëve për rikthimin e një fushe ku Islami do të prevalonte.

Si përfundim, burri ishte penduar për vendimin, por nuk mund të kthehej më mbrapsht nga frika se mos vritej nga shokët e tij.

Një jetë me frikë, edhe pse divorci është fort i stigmatizuar në komunitetet islamike të cilat mbajnë qëndrime konservatore, nuk është i ndaluar nga ligji iraken dhe është i pranuar nga shumica e qytetarëve.

Preokuptimet e këtyre grave nuk kufizohen vetëm në stigmatizimin social, por edhe nga terrori i qeverisë irakene në drejtim të kujtdo që dyshohet se ka mbështetur kauzën e Isis.

Autoritetet vendase, në fakt, unkurajojnë të gjithë qytetarët të denoncojnë këdo që mund të jetë ushtar apo mbështetës i Isis, derisa këta të fundit të gjykohen dhe dënohen me vdekje ose burgim të përjetshëm.

Duket se kjo lloj politike ka ndezur një lloj ‘gjueti shtrigash’, në të cilën shumë qytetarë irakenë nuk kanë nguruar të ‘heqin qafe’ ndonjë fqinj të urryer apo kushëri të bezdisshëm.

Zëvendës ministri i drejtësisë irakene, Hussein Jassem, konfirmoi se është vënë re një kulm rritjesh të kërkesave për divorc, nisur nga prilli i këtij viti. Kanali i emirateve Al Arabiya, me qendër në Dubai, transmeton se, është verifikuar një rritje e ndjeshme e kërkesave për divorc të lidhura me faktorin Isis.

Pasi të divorcohen, gratë e Isis, mund të kenë mundësinë për t’u rimartuar, duke hequr nga vetja edhe damkën që derivon nga lidhja e tyre me organizatën terroriste.

Në përfundim, jeta e një terroristi islamik nuk është një ekzistencë që mund të lidhet në martesë dhe, siç thotë Umaina, “Të jesh gruaja e një terroristi nuk sjell nder  as për mua as për familjen time dhe aq më pak për fëmijët e mi.

Burrat që kanë zgjedhur këtë rrugë duhet të jenë gati për t’u përballur me pasojat deri në fund dhe duhet të harrojnë t’i rikthehen jetës së qetë kur lufta të përfundojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat