Digjen disa shkolla në veri të Pakistanit

Azia

Digjen disa shkolla në veri të Pakistanit

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 12:15
Pakistan

Policia e Pakistanit tha se së paku 12 shkolla janë djegur në sulme të dyshuara në veri të këktij vendi.

Sulmet ndodhën mëngjesin e së premtes në qarkun Diamer, në veri të rajonit Gilgit-Baltistan.

Viktima nuk ka, pasi shkollat - gjysma e tyre vetëm për vajza - kanë qenë të mbyllura në atë kohë.

Përgjegjësinë për sulmet e dyshuara me zjarr nuk e ka marrë asnjë grup, ndonëse për incidente të ngjashme në të kaluarën janë fajësuar militantët.

Gilgit-Baltistan është një zonë e largët malore që kufizohet me Afganistanin, Kinën dhe rajonin e kontestueshëm të Kashmirit.

Pakistani përballet me sfida të mëdha të shkollimit.

Sipas organizatës së të drejtave të njeriut Human Rights Watch, 25 milionë fëmijë nuk i ndjekin mësimet atje.

Human Rights Watch, në një raport në vitin 2017, ka thënë se militantët pakistanezë kanë shkatërruar shkolla, kanë sulmuar mësimdhënës dhe nxënës dhe kanë terrorizuar prindër për t'i mbajtur fëmijët jashtë shkollave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat